Turizmi

Harta e Portalit

Si mund te arrini

Na Kontaktoni

Vende per t'u vizituar    

Berati

Skrapari

Kanionet e Skraparit

Historia                         

Historia

Klima                            

Klima

Gjuha dhe Besimi         

Dialektet

Besimet Fetare

Itineraret                      

Te Proporzuar

Te Organizuar

Festat                   

Dita e Turizmit

"Poeteka" Festa e Poezise

Dita e Veres

Hotele                   

Berati

Desaret

Gega

Castel Park

Palma

Tomorri

Kulinaria                      

Gatimi

Pijet

Kantina

Arte dhe Zanate             

Galeri Arti

Zanate

Muzeume                   

Muzeu "Onufri"

Muzeu Etnografik

Monumentet e Kultures

Atraksione Turistike      

Kulturore

Natyrore

FotoGallery                    

Foto Natyre

Foto Evenimentesh

   
 
  English version
PORTALI I  
TURIZMIT  

Ejani me ne...
 

Parku Kombėtar “Mali i Tomorrit”

Pozicioni gjeografiktomorri

    Në lindje të qytetit Berat, afërsisht 20-30 km, ngrihet madhështor mali i Tomorrit.
Në këtë mal ndodhet Parku Kombëtar i Tomorrit me një sipërfaqe rreth 4000 ha.
Vend i pershtatshem per kampingje, pelegrinazhe, trekking etj,.
Faqja perëndimore e këtij mali është pjesa më e pyllëzuar. Parku kufizohet nga lindja me kufirin verior të Tomorrit dhe nga perëndimi me rrugën automobilistike Berat – Skrapar.
Në të ndodhet edhe pika më e lartë 2415.7 m mbi detin.

Flora.

Më tipikë janë pyjet e Ahut , të cilëttomorri takohen kryesisht në lartësitë 1000 -1200 m mbi nivelin e detit dhe pyjet e Rrobullit në lartësitë mbi 1600 m. Tipikë janë pyjet e përzierë ah me rrobull si në Gur të Kuq dhe Zedan.
Bimësia barishtore karakterizohet nga gërshtimi i florës së pyjeve të ahut e të rrobullit dhe të kullotave alpine.
Llojet më të pranishëm konsiderohen Saxifraga rotundifoglia, Fragaria vesca, Salvia glutinosa dhe shumë bimë aromatike, mjekësore e tanifere, duke veçuar çajin e malit në pjesën jugore të parkut.
Në këta terrene gjenden lloje të bimëve të rralla e të rrezikuara, si Astragatus autranci; subendemike e ballkanike, si Aubrieta Intermedia, Cupris baldacii, Nepeta spursei, etj. Në brendësi të territorit hasen rreth 20 taksone bimore të kërcënuara e të rralla.

Fauna

Në terrene e pjesë pylli takohet më shpesh ariu i murrmë. Në afërsi të fshatrave ujku, dhelpra, kunadhja, baldosa ; në rrethinat e pyllit dhe afër tokave bujqësore derri i egër, lepuri i egër; në majat e shkëmbinjve gjenden kope me dhi të egra . Në brendësi të parkut takohen: nuselala, ketri, lloje të ndryshëm zvarranikësh (gjarpërinj, nepërka, hardhuca, etj); në rrjedhjet e pellgjeve ujorë mund të shihen lloje të ndryshëm insektesh ujorë e pilivesa, flutura.
Shpendët përfaqësohen nga disa lloje shqiponjash, rrëmbyesit e tjerë të ditës e të natës, disa lloje qukapikësh, pëllumbi i egër; gjeli i egër, i cili është i rrezikuar; mëllenja, thënza e malit, shapka, shkurta, etj.


Itineraret tomorritona

-Territoti i Parkut përshkohet nga shumë shtigje, rrugë këmbësorësh e monopate.
-Disa rrugë të çojnë në Tyrben e Kulmakut, 1500 m mbi nivelin e detit, te tjera ne majat e malit.

- Ju shoqerojme neper shtigjet e shumta te malit Tomorr.
-Itinerare te shkurter apo disaditore si majat e Tomorrit, shtegu zero rreth e qark malit Tomorr, etj.. -Me çadra apo ne shtepite e fshatareve.
-Ne kembe apo hipur ne kafshe. Na shkruani nje e-mail.

     

 

Si te visheni

Ne ju keshillojme nje veshje te pershtatshme, kepuce komode kunder reshqitjes. Rekomandohet edhe nje pelerine shiu. Pajimet e tjera varen nga itinerari, por mund t'ju serviren edhe nga ne.

Itineraret me shoqerues jane me nje pagese e cila do t'ju komunikohet me e-mail ne varesi te diteve dhe numrit te personave.

PRENOTMET: 2-3 dite perpara me e-mail ose me telefon ne numrin +355672173409